Joe Biden marrëveshje me Rusinë, shkëmbim të burgosurish mes basketbollistes dhe trafikantit të armëve

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka vendosur të ndërhyjë për të zgjidhur çështjen e basketbollistes amerikane Brittney Griner, që prej disa muajsh ndodhet në burgjet ruse. Ajo akuzohet për përdorim dhe mbajtje të lëndëve narkotike.

Sipas CNN, Amerika është gati të bëjë një shkëmbim të burgosurish, duke liruar Viktor Bout, trafikant armësh, në shkëmbim të basketbollistes dhe Paul Whelan. Ky i fundit ndodhet në burgun rus që prej vitit 2018, i akuzuar për spiunazh.

CNN shton se ky plan është aprovuar nga presidenti Joe Biden dhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka deklaruar për ekzistncën e një “propozimi” që i është bërë Moskës javë më parë, për të siguruar lirimin e Griner dhe Whelan.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share