close
Bota

JOE DHE JILL BIDEN KANË FITUAR MBI 15 MILIONË DOLLARË

Screenshot_5

Ish-nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe gruaja e tij kanë fituar më shumë se 15 milionë dollarë, që kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2017, bëhet e ditur në të dhënat e taksave, të publikuara nga fushata e tij për nominimin e Partisë Demokratike, për garën presidenciale të vitit 2020.

Dokumentet e publikuara më 9 korrik tregojnë se, shumica e të ardhurave të Joe dhe Jill Biden, erdhën nga angazhimet e fjalimeve dhe dy libra të shkruara nga ish-nënpresidenti. Biden përfitoi 8 milion dollarë nga një marrëveshje e librave të tij. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia