close
Showbiz

Johnny Depp sërish në gjyq përballë ish-bashkëshortes

skynews-johnny-depp-amber-heard_5051709

Kërkon dëmshpërblim 50 milionë Dollarë prej saj për shpifje

Telashet me ish-bashkëshorten nuk kanë fund për yllin e kinemasë hollivudiane Johnny Depp. Nga kjo e hënë, ai do të përballet sërish në gjyq me ish-partneren e tij, Amber Heard të cilën e akuzon për shpifje. Në qendër të akuzës është një shkrim për dhunën në familje që ajo publikoi në vitin 2018 në të përditshmen Uashington Post.

58-vjeçari kërkon 50 milionë Dollarë dëmshpërblim prej saj, për prishje të imazhit, pasi pretendon se në shkrim ka shpifur kur ka thënë se Depp e dhunonte fizikisht gjatë martesës. Gjasat janë që aktori ta humbë edhe këtë çështje në gjykatë, siç ndodhi në 2020-ën me një tjetër padi të ngjashme për shpifje ndaj të përditshmes britanike The Sun. Heard thotë se ajo nuk ka përmendur në asnjë rast emrin e Depp në shkrimin e 24 viteve më parë.

Johnny Depp dhe Amber Heard u divorcuan në 2016-ën, pas një martese 3 – vjeçare. Në atë kohë Heard e akuzoi për dhunë të vazhdueshme. Mbi 20 akuza u dërguan në gjykatë, shumë prej të cilave u pranuan. Por betejat ligjore mes tyre ende nuk kanë përfunduar plotësisht edhe 6 vite pas divorcit.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia