close
Top LajmeVendi

JOKOHAMA: NJË SHTETAS I RMV-së I PREKUR NGA KORONAVIRUSI

Screenshot_6

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut që gjendet në anijen e udhëtarëve të izoluar në Jokohama të Japonisë është sëmurë nga koronavirusi – ka njoftuar sot Ministria e Punëve të Jashtme. Nga kjo Ministri njoftojnë se ai është hospitalizuar në një institucion shëndetësor në Japoni.

“Ambasada e RMV-së në Tokio është në komunikim me shtetasin e lartëpërmendur. Njëkohësisht, Ambasada në bazë ditore komunikuan edhe me dy shtetasit tjerë që ende gjenden në anije në Jokohama dhe të cilët deklarojnë se ndjehen mirë dhe se deri më tani nuk janë paraqitur simptoma për praninë e koronavirusit” – njoftojnnë nga MPJ-ja.

Tre qytetarët e RMV-së janë pjesë e ekuipazhit të anijes. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë së Japonisë sot ka njoftuar se 44 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në këtë anije udhëtarësh që është izoluar në portin japonez Jokohama që nga 3 shkurti. Në anijen që ka 3500 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit deri më tani janë konfirmuar 218 raste të të prekurve nga ky virus, derisa 713 njerëz janë testuar. Ministri i Shëndetësisë së Japonisë Kacunobu Kato ka theksuar se qeveria ka vendosur që t`i lejojë udhëtarët më të moshuar se 80 vjet të largohen nga anija, prej se është konfirmuar se nuk janë të prekur nga virusi. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia