close
Vendi

JOVANOVA: QËNDRIMI I BAN-it NUK ËSHTË I GJITHË AKADEMIKËVE BULLGARË

1D03720A-9453-4365-A3D3-55F58BD84634

GJUHA MAQEDONASE NUK ËSHTË DIJALEKT I GJUHËS BULLGARE 


Akademia bullgare e shkencave ka qëndrim se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se, e njëjta, është formë e shkruar regjionale e gjuhës maqedonase. Jovanovska për këtë cështje thotë se jo të gjithë akademikët bullgarë e kanë këtë qëndrim.

ELENA JOVANOVA GRUJOVSKA DREJTORESHË E INSTITUTIT TË GJUHËS MAQEDONASE 5.04

‘E kam përsëritur disa herë se ky qëndrim është i një pjese të akademikëve bullgarë, një pjesë e opinionit shkencor, nuk është qëndrim i përgjithshëm. Ditëve të fundit vërejmë se kjo cështje përdoret edhe për nevoja politike. Këto qëndrime përdoren edhe për ta dëmtuar Maqedoninë e Veriut në rrugën për integrim në BE.

Sa i përket dëshmisë shkencore ku pazohet qëndrimi bullgar për gjuhën maqedonase, Jovanovska thotë se edhe para vitit 1945 kur u unifikua gjuha, është përdorur maqedonishtja. Ajo shton se në institutin e gjuhës, që tani e drejton, kane ardhur linguistë dhe figura të shquara të botës të cilët e kanë studiuar dhe pranuar gjuhën maqedonase.

 ELENA JOVANOVA GRUJOVSKA DREJTORESHË E INSTITUTIT TË GJUHËS MAQEDONASE 5.48

‘ Nëse në institutin tonë kanë ardhur linguistët më të mirë sllavë dhe evropianë, amerika, bota, vallë këta kanë ardhur ta studiojnë ose nderojnë dijalektin e gjuhës bullgare ose gjuhën maqedonase? Në të gjitha kongreset sllave qe organizohen, linguistët maqedonas janë të nderuar dhe të pranuar. Edhe kolegët tanë në MANU, janë të vlersuar dhe të pranuar gjithandej.’

Jovanovska e shtron si fakt, sa i përket vërtetësisë së gjuhës maqedonase, atë që, e njëjta është ndryshe e zhvilluar sa i përket sintaksës, fonetikës, morfologjisë, sic thotë Jovanovska në të gjitha sferat kemi dallime që e tregojnë dhe dëshmojnë se bëhet fjalë për dy gjuhë të dryshme. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia