close
Top LajmeVendi

JOVESKI: LËNDËT E PSP-së DO TË PËRFUNDOJNË

sjooo-38n5iqxyu9zpg55lvhpatc

Prej sot hyn në fuqi ligji i ri për prokurori publike, i miratuar në muajin shkurt pas bisedimeve të gjata ndërpartiake rreth rasteve që i hapi Prokuroria Speciale Publike. Prokurori i shtetit Lubomir Joveski në intervistë për Agjencinë e lajmeve MIA shpreh bindjen se lëndët e filluara gjyqësore dhe hetimet e PSP-së do të përfundojnë.

U bisedua me muaj, propozimi i qeverisë iu nënshtrua disa ndryshimeve, ndërsa në Kuvend pati shumë pazarllëqe dhe kalkulime deri në momentin e fundit, që para shpërndarjes së përbërjes parlamentare më 16 shkurt, për shkak të zgjedhjeve të caktuara, të votohet me shumicën prej 2/3 e votave. Një nga pengesat ishte fakti qe Ligji për prokurori publike që hyn në fuqi sot, ua vazhdon “jetëgjatësinë” lëndëve gjyqësore dhe hetimeve që tashmë kanë filluar, me të cilat merrej Prokuroria Speciale Publike deri në shuarjen e saj, para një viti. Prokurori i shtetit Lubomir Joveski në intervistë për MIA shpreh bindjen.

“Prokuroria nuk do ta përsërisë gabimin, kur për shkak të mosveprimit për rastet konkrete e formoi PSP-në. Për këtë arsye, shpreh bindjen se këto lëndë do të përfundojnë”,tha Joveski.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, nuk ndalet as jeta e as lufta për drejtësi – ka deklaruar Prokurorja Fatime Fetai kus ot ishte përfaqësuese e akuzës për rastin “Monstra” rast që u mor nga PSP-ja kurse tani është në duart e Prokurorisë Publike.

“Kjo paraqet një kornizë të re ligjvënëse që na jep mundësi të gjithë prokurorëve që bashkarisht në mënyrë të re të përballemi dhe të luftojmë me krimin. Se si do ta shfrytëzojmë këtë varet nga ne Prokurorët”,tha Fetai.

Në lidhje më kritikat për “drejtësi të ngadalshme”, Joveski u përgjigj se kriza shëndetësore në vend ka imponuar ngecje në punën e  organeve gjyqësore dhe në të gjitha fushat tjera, duek shtuar se prokurorët punojnë me lëndët dhe sjellin vendime. Ndërkohë, përfundoi lënda gjyqësore “Zhvatja” në të cilën përveç të tjerëve, dënim me burg prej 7 vitesh mori ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva për shpërdorim të pozitës në lidhje me hetimet e rastit “Perandoria”, një nga lëndët në të cilat punonte PSP-ja. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia