close
Rajoni

JUGU I SERBISË DREJT SHPOPULLIMIT

45ADA6B6-082B-45D9-8840-6DE3E4466089

NË PRITJE TË AUTOSTRADËS QË LIDH SERBINË ME KOSOVËN


Fshatrat serbe ku pritet të kaloj autostrada që lidh Serbinë me Kosovën janë të zbrazëta. Në Donja Strashava, ky ka qenë Banja e Kurshumlisë,  ekonomia varej shumë edhe nga shqiptarët. Pas luftës aty kanë ngelur vetëm dhjetëra banorë dhe ata shpresojnë që projektet amerikanë do t`ua kthejnë fqinjët në fshat dhe bashkë me ta një jetë më të mirë.

Jugu I Serbisë në kufi me Kosovën në drejtim të Prishtinës. Këtyre anëve kalojnë mijëra kosovarë nga diaspora për të shkuar në shtëpi. Por, tani janë të pakët për shkak të pandemisë. Ky fshat kufitar ka ngelur me dhjëtëra banorë. Dikur një vend turistik me ujëra termale, por mbyllja me Kosovën ka mbyllur edhe këtë qendër me burime që nga koha romake. Aty duken vetëm gjurmët e turizmit.  

Milica Savic, është pensioniste. Ka vendosur si shumë të moshuar të rrijë në këtë fshat ndonëse nuk ka asnjë fqinjë. Marrëveshja me Kosovën I ka lumturuar disa që shpresojnë kthimin e shqiptarëve e bashkë me ta edhe jetën në fshat.

Dikur shqiptarët këtu kanë qenë mysafirët e parë. Ne jemi afër këtu pasi 7 kolometra larg është kufiri apo si I thonë linja administrative. Ne shpresojmë sërish pasi duhet të jetojmë të gjithë mirë”. tha Milica Saviq , Banore

 Dyqanin më të afërt e kanë 11 kilometra larg. Të rinjët këtu kanë ikur prej vitesh, një pjesë jashtë e tjetra në qytetet më të mëdha. Sllobodani është një nga banorët e ngelur. Djali I tij Sllavisha kthehet ndonjëherë për të parë hallet e të birit. Slloba thotë se i beson presidentit Vucic. Është koha për ripajtim dhe mbase kthehen edhe të rinjët.

“Të rinjët e shqiptarëve nuk janë kundër nesh, as ne kundër atyre. Por, është politika. Gjithmonë ka qenë kështu”.
tha Slobodan Stojanoviq – Banor i Fshatit Donja Strazhara

“Rruga dhe hekurudha janë të rëndësishme për këtë pjesë pasi do të kthehen njerëzit se flitet edhe për zonë industriale”. thotë Slavisha Stojanovic njeri nga Banorët.

 Banorët thonë se kjo ua kthen shpresën. Nëse zgjat edhe pak gjendja e tanishme thonë këtu nuk do të ngelet askush. /Idro Seferi – TvKlan Beograd/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia