close
Vendi

“JUTARNJI LIST”: VELESI SËRISH QENDËR E LAJMEVE TË RREJSHME

DC95E260-C742-435E-9A6F-2726DB1D72FE

Qyteti Veles I Maqedonisë së Veriut, që në kulmin e fushatës së parë të Presidentit Tramp u bë I njohur për shpërndarjen e lajmeve të rrejshme, sërish dëshiron të marr një pjesë të “kulaçit” në zgjedhjet e Nëntorit – shkruan gazeta kroate “Jutarnji List”. Sic thuhet në këtë gazetë, sipas hulumtimit të “Partneritetit për integritetin e zgjedhjeve” prodhuesit e lajmeve të rrejshme nga Velesi sërish janë duke bërë ueb-faqe përmes së cilëve shpërndajnë lajme të rrejshme në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Gazeta thotë se një vëmendje të vecantë ka tërhequr një ueb-faqe me emrin Resist the Mainstream. Shumica e teksteve gati njëzëri përkrahin ose promovojnë politikanët konzervatorë. Një numër I madh I teksteve është kopjuar nga ueb-faqe tjera, në vecanti nga portali djathtist The Daily Wire.

“Jutarnji List” njofton se si adresë e postës është vendosur një adresë në Austin – Teksas. Hetimi ka treguar se pas kësaj faqeje qëndrojnë dy persona nga Velesi që grumbullojnë përmbajtje nga portalet djathtiste dhe I shpërndajnë përmes rrjeteve sociale.

“Nuk kemi arsye të mos dyshojmë se operatorët e këtyre faqeve janë të motivuar për përfitime financiare. Megjithatë, ata vazhdojnë të profitojnë nga polarizimi dhe me siguri se kontribuojnë në përhapjen e tyre në Amerikë. Personat që kanë orientime djathtiste në mënyrë të pavetëdijshme konsumojnë këto përmbajtje të huaja” – thuhet në konkludimin e raportit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia