close
Top LajmeVendi

KABINETI I RI QEVERITAR PREZANTOHET TEK PRESIDENTI PENDAROVSKI

272010875_481930879964494_6450978998917961547_n

KOVAÇEVSKI: ËSHTË DETYRË DHE NDER, DO TA USHTROJ ME PËRGJEGJËSI TË MADHE


Qeveria e re do të jetë produktive në punë, ndërsa fokusi është vendosur në zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Kështu deklaroi kryeministri I sapozgjedhur Dimitar Kovaçevski, pas takimit tek presidenti i shtetit Stevo Pendarovski. Kovaçevski tha se ka vendosur komunikime konstruktive me të gjithë aktorët e shoqërisë përfshirë këtu edhe opozitën.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Vetëm sa përfundoi takimi tek presidenti Pendarovski, ku I prezantova ministrat e Qeverisë së re e cila prej sot është në funksion të plotë të punës, kjo pasi dje u rrumbullaksua procedura formale juridike me votimin në Kuvend. E informova presidentin Pendarovski se ka përfunduar me sukses e gjithë procedura qëkur e kam marr mandatin për formimin e Qeverisë së re. Detyrë dhe nder që i mora me përgjegjësi të madhe “

Ai pret bashkëpunim të mirë edhe me presidentin e shtetit.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Pres bashkëpunim të mirë me presidentin e shtetit, në interes të qytetarëve dhe shtetit. Qeveria e re ka qëllim të qartë që të merret në mënyrë kompetente me krizën energjetike, të ofrojë siguri, kushte për jetë më të mirë dhe ardhmëri evropiane dhe prosperuese për qytetarët. Për këtë gjë nevojitet pushtet efikas, I përgjegjshëm, I ndershëm që si veçori I kam kërkuar nga të gjithë ministrat që pranuan të jenë pjesë e ekipit.”

 Kovaçevski ka nënvizuar se prioriteti I parë I programit të qeverisë me të cilën udhëheq ai është përballja me krizën energjetike, pastaj vijon përmirësimi I standardit të jetës së qytetarëve dhe mbështetja e kompanive në përballje me krizën ekonomike. Si prioritet të tretë përmendi projektet e mëdha infrastrukturore, ndërsa eurointegrimet tha se poashtu mbeten mes prioriteteve kryesore të kësaj qeverie./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia