close
Screenshot_6

Ministrat kanë inspektuar punimet infrastrukturore


Ministrat e kabeniteti qeverita kanë kryer vizita nëpër vendbanime të rajonit të Tetovës dhe Gostivarit.

Në kuadër të senacës së 165 të Qeverisë së RMV-së, që mbahet në Tetovë, ministrat e kabinetit qeveritar kanë inspektuar punimet në infrastrukturë. Gjatë inspektimit të punimeve në rrugën industrial, drejtori i ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” tha se asfaltohet rrugë në gjatësi prej katër kilometrash, në vlerë 37 milionë denarë.

I pranishëm në inspektimin e punimeve ishte edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai nga gazetarët u pyet rreth prezentimit të studimit të fizibilitetit të Kodrës së diellit, që u bë dje pa prezencën e gazetarëve.

Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka qëndruar në Spitalin Klinik të Tetovës. Ministri Filipçe u zotua në zgjidhjen e problematave të qendrës diagnostike urgjente e cila edhe duhet të furnizohet me paisje.

“Në periudhën që vejnë do vazhdojmë procedurën, në fillim të viti të ardhshëm këto paisje të jenë të isntaluara dhe do të jenë të disponueshme për Spitalin klinik të Tetovës sepse ky Spital e meriton, ka kuadër të specializur, bashkëpunim me klinikat tjera në Shkup dhe mund të jepen shërbimet e duhura shëndetësore, me qëllim të lehtësohet qasja te shërbimet shëndetësore nga ana e banorëve.” –shprehet ministri Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ministrat e kabeniteti qeverita kanë kryer vizita nëpër vendbanime të rajonit të Tetovës dhe Gostivarit. /Lulzime Ameti/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia