close
Bota

KABUL: SHPËRTHIM MASIV – MBI 60 TË VRARË

auto_sulmi1469279549

Një shpërthim i madh e ka goditur sot kryeqytetin afgan, Kabul derisa mijëra pjesëtarë të minoritetit Hazar ishin mbledhur për të protestuar rreth një linje për furnizim me energji elektrike. Zyrtarët afganë thonë se së paku 60 persona janë vrarë dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi ndodhi ndërsa mijëra pjesëtarë të komunitetit hazar kish dalë në protestë me kërkesën për vendosjen e një linje elektrike në provincën Bamian, e ku ata jetojnë në varfëri. Dëshmitarët dhe gazetarët thanë se sulmi duket se ishte kryer nga një person vetëvrasës.

Autoritetet afgane thonë se numri i viktimave pritet të rritet. Akush nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin. Presidenti Ashraf Ghani e dënoi dhunën, duke thënë se ajo ishte vepër e “terroristëve dhe oportunistëve”.  Grupi militant Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm ku në shënjestër ishin pjesëtarët e komunitetit minoritar shiit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia