close
Bota

 KABULI NUK PLANIFIKON BISEDIME PËR PAQE ME TALIBANËT

BD0257A6-9FDF-4621-AD1A-DF83C5D982BB_w987_r1_s

Zyra e Presidentit afgan ka thënë se nuk ka plane për të rinisur bisedimet për paqe me talibanët.

Haroon Chakhansuri, zëdhënës i presidentit Ashraf Ghani, tha se grupi prej katër vendesh, i krijuar për bisedime me përfaqësuesit talibanë, nuk ka planifikuar asnjë takim.

Grupi, i cili përbëhet nga Afganistani, Pakistani, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, është takuar pesë herë këtë vit në Kabul dhe Pakistan.

Por, përfaqësuesit talibanë kanë refuzuar të marrin pjesë në ato takime. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia