close
Bota

KAJRO: KRYEDIPLOMATI EGJIPTIAN NË IZRAEL PAS NËNTË VJETËSH

no thumb
Ministri i jashtëm i Egjiptit ndodhet për vizitë në Izrael me qëllim të ringjalljes së procesit të paqes në mes të Izraelit dhe palestinezëve. Vizita është e para e një kryediplomati egjiptian pas nëntë vjetësh.
Ai pritet të takohet edhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.Udhëtimi ka ndodhur pas përpjekjeve franceze për të kthyer në tavolinën e bisedimeve Izraelin dhe palestinezët. Egjipti thotë se procesi i paqes duhet të përfshijë krijimin e shtetit të pavarur të palestinezëve duke respektuar kufinjët e vitit 1967 dhe duke e pasur Jerusalemin lindor kryeqytet. /Agjencitë/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia