close
Bota

KALIFORNI: TË PAKTËN 13 PERSONA TË VDEKUR PAS TË SHTËNAVE

1E6FD7AA-ABA2-44AE-8B1D-E26201BCF559_cx0_cy9_cw0_w1023_r1_s

Një person i armatosur me një pistoletë është futur në pub-in “Borderline” në Kaliforni dhe ka nisur të qëllojë ndaj të gjithë personave që ndodheshin aty.

Mediat amerikane raportojnë për shumë të plagosur dhe viktima. Ata që kanë mundur janë fshehur në tualete dhe në tarracën e lokalit.

Dëshmitarë okularë treguan se janë dëgjuar të paktën 30 të shtëna. Për momentin nuk dihet asgjë për identitetin e autorit të sulmit apo arsyen e gjestit. Forcat e policisë dhe autoambulanca të shumta ndodhen në vendngjarje. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia