QAKA KA FIRMOS KONTRATË 2.5 VITE
Reprezentuesi i përkohshëm i Shqipërisë vjen në Tetovë nga futbolli rumun, ndërsa firmos kontratë për 2.5 vite me kuqezinjtë.25 vjeçari Kamer Qaka bëhet përforcimi i katërt i Shkëndijës në këtë afat kalimtar , ndërsa menjëherë pas firmosjes së kontratës udhëton drejt Turqisë ku do të bashkohet me grupin në fazën përgatitore në Antalia.
KAMER QAKA – PËRFORCIM I KF SHKËNDIJA
“Është shumë ndjenjë e mirë të jem pjesë e Shkëndijës. Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për këtë klub, se është skuadër serioze. Mezi pres të luaj për ekipin për të treguar edhe potencialin tim.
E dijë se Shkëndija është shumë e fortë në kampionat aq sa kam pa unë, por edhe në Europë kam ndjek disa ndeshje shumë të mira dhe janë përballur me skuadra të njohura. Shpresoj që edhe unë do të mund të ndihmoj skuadrën për të arritur edhe më shumë.“Kam dëgjuar se Shkëndija luan futboll shumë ofenziv, ashtu si kam qejf edhe unë me shku përpara gjithmonë. Serioziteti i klubit më bëri të pranoj ofertën” u shpreh Kamer Qaka në prononcimin e tij të parë si futbollist i Shkëndijës.
Qaka ka lindur në Pejë, por në moshën dy vjeçare familja shpërngulet në Norvegji. Me futboll ka filluar te Valerenga, ndërsa ka luajtur edhe te skuadrat norvegjeze me Raufoss, Hønefoss, Kristiansund dhe Kongsvinger, ndërsa në vitin 2017 transferohet në Rumani fillimisht te Politehnica Iasi, më pas edhe Steaua Bukuresht dhe Universitatea Craiova. Futbollisti Qaka ka edhe 4 paraqitje për Kombëtaren e Shqipërisë.
Shkëndija në kuadër të përgatitjeve në Antalia dje pas dite ka zhvilluar kontrolluesene pare me Zorya Luhansk nga Ukraina barazuar 1:1. /KlanMacedonia