Kanadaja i mbyll dyert Gjokoviq, i pavaksinuar nuk lejohet të luajë në Montreal

Tenisti serb Novak Gjokoviq nuk do të luajë në turneun Masters të Montrealit që nis më 5 gusht. Lajmin e konfirmuan organizatorët e këtij turneu, që thanë se të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të vaksinuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ministri i Shëndetësisë së Kanadasë tha: “Novak duhet të përveshë mëngët dhe të vaksinohet për të patur mundësi që të luajë tek ne”. Serbi shpreson të marrë “dritën jeshile” për të luajtur në turneun Masters të Sinsinati, që nis më 15 gusht, por edhe aty prania e tij është në dyshim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Edhe në Amerikë është i detyrueshëm vaksinimi për të hyrë dhe për momentin Gjokoviq nuk është i vaksinuar dhe nuk ka ndërmend ta kryejë atë. Pas turneve Masters të Montrealit dhe Sinsinati do të zhvillohet edhe grand slam i US Open, që organizohet në Nju Jork në fund të gushtit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share