close
Bota

KANBERA: KRYEMINISTRI AUSTRALIAN TURNBULL, AFËR SIGURIMIT TË SHUMICËS

A1864C8E-39CE-40EE-BEE0-27617AFBD8D1_cx37_cy9_cw40_w987_r1_s_r1

Kryeministri australian, Malcolm Turnbull raportohet se i është afruar mundësisë për të siguruar shumicën duke e fituar edhe ulësen e 74-të në parlament gjatë numërimit maratonik të votave që po zgjat që shtatë ditë.

Televizioni publik australian gjithashtu ka parashikuar se koalicioni qeverisës i Turnbullit do të fitojë edhe së paku dy ulëse nga pesë ulëset e mbetura të parlamentit që përfaqësojnë zona ku numërimi i votave po vazhdon. Kryeministri ka nevojë për 76 vota të parlamentit për të formuar qeverinë e shumicës. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia