Kancelari gjerman viziton Kosovën

“Marrëveshja me Serbinë të zgjidhë njohjen e Kosovës”

Me Kosovën ka nisur vizitën e tij në Ballkan kancelari gjerman Olaf Scholz. Pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, ai përmendi se në Shtator pritet që të arrihen 4 marrëveshje në kuadër të procesit të Berlinit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kur u pyet për Ballkanin e Hapur, ai tha se prioritet i japin Tregut të Përbashkët Rajonal.

Olaf Scholz: Sa i përket Open Balkan, dua ta them të qartë se ne prioritet të madh i japim Tregut të Përbashkët Rajonal që mendojmë se duhet të përparojë dhe çështjet brenda tij mund të realizohen dhe të çohen përpara.

Kancelari Scholz tha se shtete që duan të anëtarësohen në BE duhet t’i ndjekin rregullat e lirisë së lëvizjes. Kurti e Scholz kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë Serbi.

Olaf Scholz: Marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe njohjen e Kosovës sepse është e paimagjuneshme që dy shtetet që nuk e njohin njëra-tjerën të anëtarësohen në BE.

Kancelari gjerman bëri të ditur se janë duke u angazhuar vazhdimisht për t’i bindur partnerët evropian që Kosovës duhet t’i hiqet regjimi i vizave.

Olaf Scholz: Bashkimi Evropian duhet të bëjë punën e saj për liberalizimin e vizave. Unë me partnerë jemi duke u angazhuar për këtë. Ne po flasim me partnerët tanë në mënyrë që t‘i bindim edhe ata siç jemi bindur ne.

Pas Kosovës, kancelari gjerman ka vizituar Beogradin ndërsa të shtunën do të qëndrojë në Shkup dhe në Sofje.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share