close
Vendi

KANCERI I GJIRIT I FSHEHUR NË PANDEMI

RAK

DODEVA: SHËNDETËSIA NUK KA SIGURUAR TERMINE PËR KONTROLLE

Numri i ulët i pacienteve të diagnostifikuara me kancer të gjirit në vend dhe shifrat konstante të vdekshmërisë, vënë në dukje zbulimin e vonshëm të sëmundjes në kushte të pandemisë. Kjo nuk ndodh vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në botë, thonë aktivistët e organizatës joqeveritare “Borka” dhe theksojnë e duhet të sigurohen më shumë termine për kontrolle dhe për programet e skriningut në sistemin shëndetësor shtetëror.

 

Mundësia e ulët për qasje në shëndetësinë shtetërore për sëmundje të tjera, përveç për pacientët me Covid-19, rezulton me shifra të paqarta për atë te sa gra gjatë periudhës së pandemisë është paraqitur kanceri i gjirit.

BIBA DODEVA, OJQ “BORKA”

“Nuk kemi rritje, kemi ulje, gjatë vitit të kaluar sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë qenë në shifër rreth 988 të diagnostifikuara, me 316 raste të vdekjes nga kanceri i gjirit. Kjo tregon se vdekshmëria është këtu, ndërsa ulet numri i të sëmurave.”

Trendi duhet të jetë i kundërt, thekson Dodeva sepse kanceri është epidemi, më herët të zbulohen rastet e reja dhe me trajtimin e duhur të ulet vdekshmëria.

Zonja e parë e Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Georgievska, punonjëse medicinale, e ka mbështetur fushatën me thirrjen që e ka bërë personalisht.

ELIZABETA GEORGIEVSKA

“Gratë të kenë kujdes, shpesh të bëjnë vetëkontrolle, mamografi të  rregullta dhe gjatë çdo ndryshimi të lajmërohen në mjek. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të regjistrohen ndryshimet e para.”

Shkuarja në kontrolle të rregullta në shëndetësinë shtetërore shpesh nënkupton edhe pritje të gjata për termine. Në kushte të pandemisë, për shumë gra, kjo u bë e paarritshme./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia