close
Top LajmeVendi

KAOS NË MPB, ÇULEV EMËRON-QEVERIA SHKARKON

Screenshot_7

Probleme me pasaportat dhe lejet për vozitje   


Ministri i Punëve të Brendshme, konferencën e sotshme për media nuk e mbajti në vendin e zakonshëm në Ministri, por para Prokurorisë Publike. Kjo pasi që Qeveria ia anuloi 5 vendime, nga gjithsej 124 që ai bëri. Thotë se emërimet i ka bërë në përputhje me ligjin për Qeveri, e erdhi para Prokurorisë për të kërkuar nga ata që të veprojnë sa më shpejtë, që mos të fshihen provat e shkeljes së ligjit, për shkak se konsideron se është keqpërdoru detyra zyrtare dhe autorizimet.

Personat që i ka emëruar sot nuk janë paraqitur në punë, e kjo për shkak se ministri teknik u ka thënë që të veprojnë kështu.

“Nga ana zëvendës-ministres dhe nga ana drejtorit i Byrosë për Siguri Publike, janë dërguar telegrame, ku iu është thënë zyrtarëve policor që do të thirren në përgjegjësi penale nëse nuk e respektojnë vendimin e qeverisë. Edhe pse Qeveria nuk ka autorizime të shfuqizoje akte individuale juridike, gjegjësisht vendime, unë me qëllim që mos të krijohen tensione, unë ju thash të punësuarve që të kthehen në vendet e vjetra të punës.” – vlerëson Naqe Çulev, ministër i Punëve të Brendshme.

Kjo është vetëm njëri nga problemet e shumta që janë paraqitur me Qeverinë teknike. Kanë mbetur vetëm 3400 pasaporta, e ministria ka formuar komision i cili do të shqyrtojë kërkesat urgjente për pasaporta.

Si ministër kam formuar komision, aty ka edhe mjek dhe prioritet do të kenë personat që duhet të udhëtojnë për shkak nevojave mjekësore. Iu bëj thirrje qytetarëve të gjitha kërkesat urgjente t’i dorëzojnë deri tek njësitë rajonale të MPB-së, e ato kërkesa menjëherë do të shqyrtohen nga komisioni.”- deklaroi Naqe Çulev, ministër i Punëve të Brendshme.

Çulev thotë se kjo mund të zgjidhet, por nuk ka vullnet politik. Pasaportat pritet të arrijnë kah fundi i marsit, e nga ministria po bëjnë përpjekje që kjo të ndodhë edhe më herët. Kanë munguar edhe Lejet për vozitje. Por nesër do të arrijnë 1500 dokumentet e para, e deri në fund të javës do të prodhohen edhe 100 mijë tjera. /Furkan Saliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia