close
Top LajmeVendi

KAPEN 42 MIGRANTË NË AFËRSI TË KUFIRIT ME GREQINË

migranti-vo-vozilo-makedonija

Policia, në një kamion në afërsi të kufirit me Greqinë, ka zbuluar dhjetëra migrantë, prej se një automjet patrullues kishte ndjekur kamionin në afërsi të Dojranit të Vjetër.

Vozitësi I kamionit dhe një udhëtar kanë kërcyer nga automjeti në lëvizje, kurse kamioni është rrokullisur dhe ka goditur makinën e policisë. Policët nuk janë lënduar.

Gjatë kontrollit të kamionit, policia ka zbuluar 42 migrantë – njëri nga Bangladeshi kurset tjerët nga Siria.

Policia ka njoftuar se gjatë gjashtë muajve të fundit, ky është grupi I parë më I madh I migrantëve që është zbuluar në RMV.

Grupi është akomoduar në qendrën e pranimit për migrantë në Gjevgjeli në kufi me Greqinë. Autoritetet kanë njoftuar se ata do të deportohen në Greqi.

RMV-ja paraqet rrugën tranzitore për migrantë që përpiqen që nga Greqia të arrijnë në vendet perëndimore dhe të Evropës Veriore.

Trafikimi me njerëz ka mbetur aktiv në këtë rajon krahas mbylljes së kufirit dhe kufizimit të lëvizjes gjatë pandemisë me COVID-19, edhe pse shifrat kanë shënuar rënie.

Vala e refugjatëve shkaktoi tensione gjatë kohës së krizës evropiane me migrantët në vitin 2015 dhe 2016./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia