close
Top LajmeVendi

KARANTINË PËR SHKUPIN ,TETOVËN, KUMANOVËN, SHTIPIN…?!

download (1)

Për shkak të numrit në rritje të diagnostifikuarve të rinj me COVID-19 në vend, Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe ka mbajtur një takim koordinativ me anëtarët e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, përfaqësues të Qendrave Lokale për Shëndet Publik dhe përfaqësuesve të MPB-së ku është biseduar për veprimin e mëtutjeshëm në drejtim të parandalimit të përhapjes së infektimit.

Pas takimit, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ia ka dorëzuar këto propozim-masa për këtë fundjavë.

-Orë policore nga e Enjtja 4 Qershor nga ora 21.00 deri të Hënën 8 Qershor ora 05.00 në mëngjes në Shkup – të gjitha Komunat e Shkupit, Komuna e Kumanovës, Likovës, Shtipi, Komuna e Tetovës, si dhe Komunat Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovcë.

-Në qytetet tjera, ora policore të vendoset nga e Enjtja ora 21.00 deri të Premten ora 05.00 në mëngjes. Ditëve tjera ora policore të fillojë në 16.00 dhe të vazhdojë ditën e ardhshme deri ora 05.00 në mëngjes.

Sic thuhet në Komunikatën e MSH-së, në këtë takim, përfaqësuesve të MPB-së u janë prezantuar vështitësitë me të cilët ballafaqohen ekipet në terren lidhur me qasjen deri tek njerëzit për testime dhe shkelje të masave për vetizolim. Nga shërbimet e MPB-së, thuhet në komunikatë, është kërkuar më shumë azhuritet, veprime efektive në terren, kontrolle dhe sanksionime të shkeljeve të masave. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia