close
Sport

KARATE 1: BERAT JAKUPI MERR PJESË NË PREMIER LIGË

berat jakupi 00

Kryeqyteti i Rusisë Moska nga data 4 deri më 6 tetor është nikoqire e turneut prestigjioz të nivelit botëror të Karate 1 “Premier Liga e Moskës” ku do të marrin pjesë karatesitët më të mirë botërorë. Në mesin e pjesëmarrësve është edhe karateisti më i mirë shqiptar Berat Jakupi i cili nga kjo garë pret rezultate të mira dhe kualifikim në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Jam shumë i përgatitur për këtë garë dhe kam punuar vazhdimisht konstant në stërvitje. Të gjithë, e dimë se sporti është çështje relative dhe nuk  do të thotë që gjithmonë  fiton më i miri. Ajo që më takon mua të ushtroj dhe  të përgatitem maksimalisht dhe tjetra është fati, momenti që të kompletoj të gjithë mozaikun për të arritur një rezultat. Unë punë time e bëjë, punoj maksimalisht dhe qëllimi i kësaj gare është kualifikimi në Lojërat Olimpike.” -tha Berat Jakupi-karateist

Kujtojmë se Berat Jakupi në karrierën e tij ka të fituara medalje nga kampionatet botërore, evropiane, ballkanike dhe është fitues i disa garave prestigjioze në premier ligat e karatesë. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia