close
Sport

KARATE: MAQEDONIA ME DY MEDALJE TË ARTA NË ALBORG

Doannnnn

Doan Osmani dhe Petar Spasenovski kampion europe  


Doan Osmani anëtar i klubit të karatesë Fati të Tetovës ka shënuar sukses të madh në edicionin e 11-të Kampionati Europian i Karatesë U-21. Doan Osmani në finale në kategorinë -75 kilogram mundi garuesin  nga Gjeorgjia, Nikita Beljavskin me rezultatin 4-0 dhe kështu përherë të parë fitoi titullin e kampionit të Europës që paraqet një sukses të jashtëzakonshëm për sportin e karatesë në vendin tonë. Doan Osmani siguroi medaljen e artë për Maqedoninë, duke deklasuar konkurentët e tij në kategorinë e luftërave dhe në peshat deri më 75 kg.

Ai ka fituar kundër katrateisti Bekim Basha nga Shqipëria, Enes Bulet të Turqisë, Brayan Lusse të  Holandës, Rigos Dimitros të  Greqisë dhe në finale mundi Gjeorgjia, Nikita Beljavskin. “Ky është një  sukses i jashtëzakoshëm për  karatenë e Maqedonisë. Puna e palodhëshme e Doanit u kurrorizua me titullin e kampionit të Europës. Jam tepër i kënaqur me këtë dhe sukseset e garuesve tjerë nga Maqedonia‘  tha Arlind Huseini seleksionues i Maqedonisë U-21. Krahas Doan Osmanit medaljen e artë e ka fituar edhe Petar Spasenvvski në kategorinë -84 kg, ndësa dy medalje të argjendit i  fituan Gligor Petkov në kategoron e juniorëve  dhe Bojan Kostov  në atë të kadetëve. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia