close
Sport

KARATE: ZHVILLOHET TURNEU “STRUGA OPEN 2019”

Struga open

 

Të shtunën më 5 tetor qyteti i Strugës do të jetë nikoqire e edicionit të 16-të me radhë Turneu ndërkombëtar i karatesë “Struga Open 2019” ku me këtë rast ky klub me traditë të gjatë dhe me suksese të shumta kremton edhe 20 vjetorin e themelimt të vet. Në këtë manifestim jubilar do të marrin pjesë figura të njohura të këtij sporti nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Austria dhe Zvicra. Pra karahas sportit do të ketë edhe program kulturo-artistik.

Në të njëjtën kohë ne nuk festojmë vetëm turneun ndërkombëtar por festojmë edhe 20 vjetorin e themelimit të klubit të karatesë Drini. Ashtuqë pjesëmarrja në këtë aktivitet siç më kanë filluar të paraqiten pritet të ketë mbi 500 pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe klubi nga Zvicra dhe Austria.” -deklaroi Alim Hajredini trajner i KK Drini Strugë.

Garat në Strugë do të zhvillohen në të gjitha kategorit në disiplinat në Kata dhe Kumite për djem dhe vajza. Organizatori për të gjithë më të mirët do të ndaj Kupa, medalje dhe mirënjohje. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia