close
Vendi

KARNAVALI: POLICIA INTERVENOI NË VEVÇANË

00EFEF28-6F16-4F9D-AB7A-42FEFF803C0F

PËRPLASJE MES POLICISË DHE PJESËMARRËSVE NË KARNAVAL 


Policia ka intervenuar dhe ka shpërndarë karnavalin në Vevçanë, I cili këtë vit zyrtarisht nuk ishte organizuar nga ana e Komunës për shkak të pandemisë së COVID-19.

MPB-ja ka njoftuar se policia ka intervenuar për shkak të mosrespektimit të masave anti-covid respketivisht ndalesës për grupime të më shumë se katër personave.

Të pranishmit kanë fyer policinë kurse në një moment ka pasur edhe përplasje me forace të rendit dhe pjesëmarrësit e karnavalit.

Policia ka thënë se pas dokumentimit të rastit do të dorëzohen kallëzime përkatëse.

Ndryshe, një grup qytetarësh nuk hoqën dorë nga tradita dhe dolën të maskuar në karnaval, kurse ka pasur edhe njerëz që kanë ndjekur defilenë.

Kryetari I Komunës së Vevcanit, Sasho Jankoski, dje kishte bërë thirrje që të respektohen masat dhe Protokollet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse., duke njoftuar edhe për anulimin e koncerteve, ekspozitave dhe aktiviteteve tjera të Karnavalit Vevçani 2021. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia