close
Vendi

“KARTA E GJELBËRT 2022” PËR SHBA, NESËR FILLON APLIKIMI

9673EEBF-1962-43C4-A76C-BD57A4A57E11

Duke fillura nga nesër ( E Mërkurë ) deri më 10 Nëntor do të jetë afati për Lotarinë e Kartës së Gjelbërt për vitin 2022 për SHBA. Kjo paraqitje do të zbatohet përmes faqes zyrtare dvprogram.state.gov, ku gjenden instruksionet e plota. Kandidatët do të mund ta bëjnë kontrollin nëse janë zgjedhur duke filluar nga 8 Maji 2021.

Nga Ambasada e SHBA-së në Shkup kanë njoftuar se pjesëmarrja në Lotarinë është pa pagesë dhe u rekomandojnë kandidatëve që t`i bëjnë gati dhe me kohë t`i dorëzojnë paraqitjet.

“Kandidatët nuk guxojnë të kërkojnë ndihmë nga persona të tretë, që do ta dorëzojnë karkesën në emër të tyre, por cdo kandidat është përgjegjës nëse informacionet e dorëzuara janë të plota e të sakta. Vendosja e të dhënave jo të plota e të pasakta mund të diskualifikojë kandidatin, madje edhe nëse zgjidhet si fitues. Pa marrë parasysh nëse paraqitja është dorëzuar personalisht ose me ndihmën e avokatit, miqve, familjarëve, cdo kandidat mund të dorëzojë vetëm një fletëparaqitje. Dorëzimi I më shumë fletëparaqitjeve do të rezultojë me diskualifikimin nga Lotaria” – sqarojnë nga Ambasada amerikane në Shkup.

Cdo kandidat duhet ta shtyp faqen konfirmuese nga fletëparaqitja dhe me numrin e tij të vetëm ta ruajë deri më 30 Shtator 2022, për të kontrolluar nëse është tërhequr. Ky numër është mënyra e vetme përmes së cilës mundtë kontrollohet nëse kandidati ka fituar./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia