close
Vendi

KASAMI: INSPEKTORATI KOMUNAL, NUK I PLOTËSON KUSHTET PËR SHËRBIM CILËSOR

bk

Inspektorati komunal pranë komunës së Tetovës është në gjendje kritike , nuk I plotëson të gjitha kushtet për shërbim cilësor si dhe mungon ekipim adekuat ka deklaruar Kryetari I Komunës së Tetovës Bilall Kasami , ai ka theksuar se do të përpilohet plan ku do të vendoset dhe për hapsirat adekuate të këtijë inspektorati.

BILALL KASAMI- KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS

“Edhe sot kemi një dëshmi plus që komuna e tetovës në të kaluarën nuk është kujdesur për të punësuarit e vetë e le më për qytetarët. Bashkë me udhëheqësin e inspektoratit konstatuam se kjo gjendje është kritike dhe duhen të merren masa urgjente dhe ne ditet në vijim duhet të përpilojmë një plan se si duhet ti përmisojmë këto kushte dhe se si inpektorati edhe në aspect të hapsirave por dhe në aspekt të sistematizimit”

Kasami thoë që ka angazhuar sektorët brenda komunës që të gjejnë zgjidhje për 34 punonjësit e inspektoratit brenda objektit të komunës ndërkaq në afatgjatë do të shqyrtohet mundësia e ndërtimit të një objekti përkatës.

E ndërkaq për pezullimin e transportit publik dhe punës së ndërmarrjes së parkigjeve pranë kësaj komune tha se një pjesë e punëve janë në kundershtim me ligjin prandaj do të priten raportet nga ndërmarrjet përkatëse.

BILALL KASAMI- KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS

“Kam dhënë urdhër që të më përgadis një raport si është gjendja me parkingjet , që në bazë të atij raporti të shohim si do shkoj. Transporti publik fatkeqësisht është një nga shkeljet eklantante të menaxhmentit të kaluar, ndërmarrja e transportit public juridikisht është e themeluar , realisht nuk ka asnjë të punësuar dhe gjithë veprimet bëhën në kundërshtim me ligjin, edhe aty pres të më jaop raport drejtori I cili nuk e di cfarë pozite është sepse nuk është I punësuar aty por në komunë”

Së fundi me marrjen e mandatit Kasami vendosi moratorium mbi punët ndërtimore. Ku ka kërkuar nga Sektori për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësor dhe natyrës që të ndërpriten të gjitha punimet që janë në kuadër të këtij sektori, deri në shqyrtim të raporteve nga terreni./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia