close
Top LajmeVendi

Kasami ka informuar ministritë e Vetqeverisjes Lokale dhe Financave për gjendjen me Këshillin Komunal

viber_image_2022-05-05_13-08-18-705

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilal Kasami në konferencën e sotme për media ka deklaruar se ka informuar ministritë e Vetqeverisjes Lokale dhe Financave për gjendjen me Këshillin Komunal ku në bazë të ligjit ministria është e obliguar ta informojë Qeverinë dhe Qeveria në afat prej një muaji duhet të sjellë vendim për shpërbërje të këshillt që pastaj kryetari i Kuvendit të bëjë shpallje të zgjedhjeve të reja.

Ne si komunë kemi informuar ministrinë e pushtetit lokal dhe të financave më 28 prill. Në bazë të ligjit, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në afat prej shtatë ditësh është e obliguar që ta informojë qeverinë dhe Qeveria në afat prej në muaj duhet të sjell vendim për shpërbërje të këshillit dhe pastaj kryetari i kuvendit sjellë vendim për shpallje të zgjedhjeve të reja, ka deklaruar Bilal Kasami./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia