close
Top LajmeVendi

Kasami: Shfrytëzoni transportin publik, me komoditet e siguri

287709102_567708864725097_7338929668128245231_n
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilal Kasami sot, bashkërisht me inspektoriatin komunal, drejtorin e NP “Tetova Transport” si dhe drejtorin e policisë së komunikacionit pranë Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës zhvilluan inspektimin e Transportit Publik, problematikat me të cilat shoferët e autobusëve përballen në vazhdimësi ku nga afër panë bllokimin që qytetarë të pandërgjegjshëm e bëjnë me parkimin e tyre në nënstacionet lokale e që pamundësojnë lëvizjen e lirë të autobusëve si dhe marrjen e udhëtarëve nga ato nënstacione.
Kasami thotë se  i’u bëjmë thirrje çdo qytetari që të mos bllokojë nënstacionet, të mos pengojë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe autobusëve lokal sepse e njëjta është në dobi të të gjithëve.
Gjithashtu, në një kordinim me SPB- Tetovë, u dakorduam që të gjitha transportet jashtë qytetit të Tetovës nga 1 KORRIKU t’iu ndalohet lëvizja brenda qytetit të Tetovës, njëkohësisht për të shfrytëzuar transportin publik të Tetovës, njoftoi Bilal Kasami kryetar i Komunës së Tetovës
Kasami porosit: Shfrytëzoni transportin publik. Me komoditet e siguri. Për TETOVËN tonë!
/KlanMacedonia/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia