close
Top LajmeVendi

KASAMI: XHAFERI PËRFAQËSON BDI-në NË KUVEND

Screenshot_1

Bashkëpunim me VMRO-në, do të bisedojmë kur të vijnë zgjedhjet


Kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk i përfaqëson shqiptarët, ai e përfaqëson BDI-në, thotë Bilall Kasami, kryetar i partisë Besa në intervistën për Radion Evropa e Lirë. Maqedonia do të bëhet vetëm atëherë kur qytetarët do të përcaktohen për një person, pa marrë parasysh nëse është maqedonas ose shqiptar, thekson ai.

VMRO-DPMNE dhe Besa po koordinohen si opozitë për më tepër çështje, duke përfshirë projekt-ligjin për Prokurori Publike, por për koalicion të ardhshëm që të dy palët e lënë të flasin në të ardhmen. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se me VMRO-DPMNE për bashkëpunim më intensiv do të bisedojnë kur të vijnë zgjedhjet.

“Të ulemi dhe të bisedojmë me një parti opozitare për ne është e natyrshme, sepse kemi shumë çështje për të cilat duhet të bisedojmë. Mbetemi në qëndrimin se do të bëjmë koalicion me cilëndoqoftë parti politike maqedonase, e cila i ndan angazhimet e programeve tona.” -tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Kasami duke folur për përfaqësimin e shqiptarëve nga kryetari i kuvendit Talat Xhaferi thotë se kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk i përfaqëson shqipëtarët, ai e përfaqëson BDI-në.

“Kjo është e dukshme përmes tërë funksionimit dy vjeçar të Kuvendit. Unë vazhdoj të mbroj qëndrimin se ‘që Maqedonia të jetë vend në të cilin duam të jetojmë të gjithë, duhet të hiqet paragjykimi nëse dikush vjen në pozitë të caktuar vetëm sepse është maqedonas ose shqiptar.’-shprehet Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Kasami njofton se kjo parti është e interesuar për një marrëveshje mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe të flitet për probleme që i  shqetësojnë të dyja palëve. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia