close
Bota

KASHMIR: MBI 60 TË VDEKUR NGA ORTEKËT E BORËS

8F1CFF73-5D71-4003-AA7F-2596884C2576_w1023_r1_s-600×360

Së paku 55 njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë figurojnë të zhdukur si pasojë e ortekëve të borës në Kashmir – pjesën e kontrolluar nga Pakistani. Zyrtarët pakistanezë thanë se shumë fshatarë mbeten ende të bllokuar në Luginën Nellum, e cila është përfshirë edhe nga rrëshqitjet e dheut për shkak të reshjeve.
Ortekët dhe rrëshqitjet e dheut janë dukuri të zakonshme në Kashmir, rajon i Himalajeve që është i ndarë midis Pakistanit dhe Indisë. Moti i ligë ka lënë të vrarë mbi 110 njerëz në Pakistan dhe Afganistanin fqinj në ditët e fundit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia