close
Top LajmeVendi

KASTRIOT REXHEPI NË FB: NUK DO TË JEM NË PARLAMENT, NË KËTË MOMENT VENDI S`KA NEVOJË PËR KRIZË POLITIKE

kr

Gazetari I Klan M, Furkan Saliu, I cili ndjek zhvillimet minut pas minute në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, njoftoi se sipas burimeve partiake që vijnë brenda Kuvendit, Deputeti I Besës, Kastriot Rexhepi nuk ëhtë I pranishëm në sallën e Kuvendit, ku pritet të votohet mocioni për mosbesimin e Qeverisë.

Ndërkohë, ai është prononcuar përmes rrjetit social Facebook.

“Një nga kauzat kryesore të mija dhe subjektit politik Lëvizja Besa që i përkas, ka qënë integrimi euro atlantik i RMV.

Duke patur parasysh momentumin politik,  pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zaev,  për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik,  se në muajin dhjetor vëndi ka gjasa të mëdha të marë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të mar pjesë në seancën parlamentare ku duhej të meret vendim me të cilin do vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror. Si politikan dhe deputet i përgjegjshëm, mora këtë vendim jo të lehtë duke i vënë interesin e popullit dhe shtetit në radhë të parë.

Shteti në këtë periudhë të rëndësishme nuk ka nevojë për krizë politike dhe zhytje në ujëra të turbullta  me plot të panjohura” – ka shkruar Deputeti Kastriot Rexhepi në FB./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia