close
Top LajmeVendi

KASTRIOT REXHEPI PARA MEDIAVE: E ARSYETOI VENDIMIN E TIJ, U BETUA SE NUK KA MARRË PARA

kr

Deputeti, Kastriot Rexhepi, tre ditë pasi u zhduk në ditën kur duhej të votohet mosbesimi i Qeverisë, e vazhdoi punën në mënyrë normale. U vonua dhjetë minuta në konferencën për media që ai e kishte thirru, për shkak se u vonua edhe seanca e Komisionit për financa dhe buxhet, ku ai është anëtarë.
E kur erdhi, e shpjegoi në detaje vendimin e tij, në një konferencë që zgjati më shumë se 40 minuta.

KASTRIOT REXHEPI, DEPUTET
“U strehova që ta mbroj vetën dhe familjen duke e ditur se do të kishte presion ndaj mua në rast se do të isha prezent fizikisht në sallë.

Betohem në Zot që veprimin që e kam bë, e kam bë për shkak të bindjes time. Për shkak se nuk kam mundur të votoj në kundërshtim me bindjet e mia, e jo për interesa tjera”

E i duhej 5 minuta që të përgjigjet në pyetjen se përse e vendosi nënshkrimin në listën e deputeteve që kërkonin rrëzimin e Qeverisë.

KASTRIOT REXHEPI, DEPUTET
“Mos harroni, unë kam nënshkruar iniciativën për shpërbërjen e Qeverisë aktuale në momentin kur pas zgjedhjeve lokale, Kryeministri Zaev, personi i cili e mori mandatin ta udhëheq këtë proces të integrimeve dhe i cili ka bërë marrëveshje me partnerët e koalicionit dha dorëheqje. Në ndërkohë u paraqit edhe rasti i Zhelinës.
Vijnë sinjale të forta që në 14 dhjetor, Maqedonia do të merre datë për fillimin e bisedimeve. E keni deklaratën e Makronit, e keni vizitën e Rute.
Pse bre nuk mund të duronin deri më 14 dhjetor? Mandej ulemi dhe bisedojmë”

Foli gjatë, duke u munduar që ta sqarojë para opinionit vendimin e tij dhe i harxhoi dy shishe me ujë.

E uji duhej, sepse foli edhe për kërcënimet për jetën që i ka marrë. Tha se i ka paraqitur por nuk deshi të tregojë emra se kush e ka kërcënuar. Sa i përket partisë, tha që nuk ka marrë zyrtarisht asnjë shkresë se është përjashtuar dhe se e konsideron vetën ende si deputet të Lëvizjes Besa./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia