close
EkonomiTop LajmeVendi

KATALOGU “TOP 100”: OEMVP SHPALLI KOMPANITË MË TË MIRA

Screenshot_1

Kryeministri paralajmëroi zvogëlimin e gjobave deri 60%


Në promovimin e Katalogut “Top 100” përveç Kryeministrit Zaev kanë marrë pjesë edhe Kryeparlamentari Talat Xhaferi, Zv/Kryeministri Bujar Osmani dhe përfaqësues tjerë qeveritarë, ambasadorë, afaristë, por edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.

Afaristët thonë se edhe më tej do të mbetet kritikues të ashpër të politikave ekonomike qeveritare, por gjithashtu do të vazhdojnë me kooperativitetin, duke propozuar zgjidhje për klimë më të mirë dhe më konkurruese të biznesit. Kryetari i OEMVP-se Nebi Hoxha gjatë manifestimit tradicional theksoi se pavarësisht peripecive me të cilat kompanitë janë përballur me krizën ekonomike viteve të fundit, ata kanë arritur suksese.

Kryeministri Zoran Zaev ka potencuar se dënimet për firmat e vogla, me ligjin e ri do të zvogëlohen për 60% dhe gjobat maksimale do të jenë nga 20 deri në 2000 euro, për dallim nga gjobat e ligjit paraprak që arrinin deri në 5000 euro. Ai shtoi se arritjet e kompanive janë sukses edhe për shtetit duke ndikuar drejtëpërsëdrejti ne rritjen e Bruto Prodhimit Vendor.

Fitues i Top 100 ishte kompania Neptun. Përfaqësuesi i kësaj kompanie Arsim Papraniku theksoi se pavarësisht krizës ekonomike kompania ka arritur majat e suksesit. Ndryshe, Qarkullimi vjetor i kompanisë Neptun është mbi 53 milionë euro.

Nga 24 mijë ndërmarrjet shqiptare në Maqedoni, 100 kompanitë e përzgjedhura nga OEMVP kanë arritur qarkullim vjetor prej 661 milionë euro, ndërsa fitimi u kompanive ka arritur vlerën e 46 milionë eurove. Vendi i tretë i takoi kompanisë “Bas Tuti Fruti” kurse vendi i dytë zinxhirit të marketeve Kipper. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia