close
Sport

“KATAR 2022”: ZHVILLOHEN TRE SFIDAT E RAUNDIT TË KATËRT NË GRUPIN J

58A0D0FF-861C-4D41-87D5-CDC788B8A53F

RMV – ARMENIA, ISLANDA- RUMANIJA DHE LITENSHTAJNI – GJERMANIA


Sonte me fillim në orën 20:45, në program janë tre ndeshjet eliminatore në Grupin J, të vlefshme për botërorin e futbollit “Katar 2022” Pra  sonte  në arenën “Todor Proevski” në Shkup përballen   Maqedonia e Veriut – Armenia. Trajneri Bllagoja Milevski sipas të gjitha  gjasave këtë ndeshje do ta nis me këtë formacion.

Dimitriovski, Velkovski, Musliu, Ezgjan Alioski, Bardhi, Spirovski, Kostadinov, Elif Elmaz, Trajkovski, Jahoviq, Çurlinov.

Drejtësinë në këtë ndeshje do të ndaj portugezi Artur Soares Dias.

 Në  dy  përballjet  tjera  të Grupi  J, do të takohen  Islanda – Rumanija  dhe  Litenshtajni – Gjermania. Të gjitha ndeshjet  fillojnë në orën 20:45

 Tabela  aktuale pas  tri  ndeshjeve të zhvilluara është sa vijon:  Armenija  9 pikë, Maqedonia e Veriut dhe  Gjermania  nga  6 , Rumanija dhe Islanda  nga 3  dhe  Litenshtajni 0 pikë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia