close
Ekonomi

KATARI TËRHIQET NGA “OPEC”: AL KAABI-DO TË FOKUSOHEMI NË PRODHIMIN E GAZIT NATYROR

AFP-TV_20181203_FIN_QAT_EnergyOpec_VID1272400_EN_en-660×330

Xhaferi: Ky është një hap i mirë për ambientalizmin


Katari do të tërhiqet nga Organizata e shteteve eksportuese të naftës OPEC, organizatë e 15-të shteteve që e marrin dhe e eksportojnë naftën. Këtë deklaratë e ka dhënë ministri i Energjetikës së Katarit. Profesori Dr. Seadin Xhaferi thotë se ky është një hap i mirë për ambientalizmin ku gazi natyror do të përdoret çdo ditë e më shumë.

Ministri i Energjetikës në Katar, Al Kaabi, ka thënë se në fakt ata janë një pjesë e vogël e organizatës botërorë për prodhim dhe eksportim të naftës OPEC dhe si biznesmen, thekson ai, nuk ka kuptim të fokusohemi në gjëra të cilat nuk janë më e mira jonë, të fokusohemi te gazi natyror. Al Kaabi shtoi se vendimi për rritjen e prodhimit të gazit natyror synonte “zhvillimin e një strategjie të ardhshme të bazuar në rritjen dhe zgjerimin e veprimtarive vendore dhe të jashtme.

Profesori universitar Dr. Seadin Xhaferi, thotë se ky është një hap i mirë për botën sepse në këtë mënyrë do të shtohet përdorimi i gazit natyror dhe kështu do të përmirësohet gjendja e ndotjes së ambientit.

Katari është kyçur në OPEC në vitin 1961, një vit pas themelimit të kësaj organizate. Kohë më parë, OPEC dhe Rusia, të cilat së bashku prodhojnë gati 40 % të naftës botërore, thanë se kanë arritur një marrëveshje të re për uljen e prodhimit të naftës, për t’u siguruar që çmimet të mos bien shumë në muajt e ardhshme. Profesor Xhaferi thotë se tërheqja e Katarit nga tregu nuk do të shkaktojë lëvizje në çmimet e naftës.

Në Shtator, Katari paralajmëroi se do ta rrisë prodhimtarinë e gazit natyror, duke e shtuar edhe linjën e katërt për t’i arritur kapacitetet e Fushës së Veriut në 110 milionë tonë në vit. Mendohet se e gjithë kjo vjen pas bllokadës së Katarit që ia imponoi Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Egjipti dhe Bahraini, por në këtë, Katari është kundërpëgjigjur duke thënë se kjo çështje është diskutuar muaj më parë. Gjithashtu kanë shtuar se nëse realizohet tërheqja, kjo do të duhet të ndodhë deri në fund të vitit. /Teuta Zekiri/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia