close
Bota

KATASTROFAT NATYRORE SHKAKTUAN 250 MILIARDË DOLLARË DËME

shba2

Ngjarjet natyrore të cilat shkaktuan më shumë humbje ekonomike ndodhen në SHBA

Katastrofat natyrore dhe ngjarjet e lidhura me motin ekstrem shkaktuan 250 miliardë dollarë humbje brenda këtij viti. Këto të dhëna vijnë nga kompania më e madhe në botë e sigurimeve, Swiss Re.

Vetëm për industrinë e sigurimeve, “ngjarjet ekstreme të motit përfshirë ngricat, stuhitë, valët e nxehtësisë dhe uraganet, rezultuan me humbje vjetore në sigurime nga katastrofat natyrore deri në 105 miliardë dollarë. Kjo vlerë është e katërta më e lartë që nga viti 1970”, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Sipas gjigandit të sigurimeve humbjet në sigurime nga katastrofat natyrore këtë vit “sërish tejkaluan mesataren e 10 viteve të kaluara , duke  vazhduar në këtë mënyrë trendin vjetor të rritjes prej 5-6%”.

Dy fatkeqësitë më të kushtueshme të vitit u regjistruan në SHBA, uragani Ida dhe përmbytjet në Nju Jork shkaktuan 30-32 miliardë Dollarë dëm, ndërsa stuhia Uri shkaktoi 15 miliardë Dollarë humbje.

Në Europë përmbytjet në Gjermani e Belgjikë dhe shtetet e tyre fqinje, përgjatë muajit Korrik, shkaktuan një humbje prej 40 miliardë Dollarë në ekonomi dhe 13 miliardë në sigurime. Përveç katastrofave natyrore, katastrofat e shkaktuara nga faktori njeri, sollën 9 miliardë humbje në ekonomi këtë vit.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia