Katër vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës

RAPORTET SHKUP-ATHINË NË NIVEL TË LARTË

Sot mbushen katër vjet nga nënshkrimi I Marrëveshjes së Prespës me cka iu dha fundit kontestit shumëvjecar Shkup-Athinë. Edhe pas katër viteve, Greqia mbetet një nga mbështetësit më të fuqishëm të perspektivës evropiane të vendit. Këtë gjatë periudhës së ardhshme publikisht e kanë potencuar edhe krerët më të lartë të Greqisë.

Fshati i vogël Psaredes, në bregun e Liqenit të Prespës nga ana greke, para katër viteve nuk njihej në opinion, por nga 17 Qershori i vitit 2018 u bë simbol I Marrëveshjes së Prespës, pasi atje u nënshkrua marrëveshja që shumica e konsiderojnë si historike, por edhe model për zgjidhje paqësore të kontesteve, duke I dhënë fund kontestit thuajse 30-vjecar midis dy vendeve fqinje, Maqedonisë dhe Greqisë.

Marrëveshjen e Prespës e nënshkruan Ministrat e atëhershëm të Jashtëm, Nikola Dimitrov dhe Nikos Koxias, në prezencë të Kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, ndërmjetësit në negociatat, Metju Nimic, ish-Komisionerit të BE-së për Zgjerim, Johanes Han, ish-Përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, Federika Mogerini dhe përfaqësues tjerë të lartë ndërkombëtar dhe përfaqësues nga dy vendet.

Tetë muaj pas nënshkrimit dhe pas ratifikimit në të dyja vendet, Marrëveshja e Prespës, më 12 Shkurt 2019, hyri në fuqi.

Konform marrëveshjes, Republika e Maqedonisë u riemërtua Republika e Maqedonisë së Veriut, shtetësia u bë maqedonas/shtetas I RMV-së, kurse gjuha maqedonase.

Me nenin 7 të Marrëveshjes bëhet dallimi I qartë se termi “Maqedoni” në Greqi shënon pjesën Helene të historisë. Konstatohet se Maqedonia dhe maqedonasit në kontekst të vendit reflekton territorin, gjuhën, popullin me të gjitha atributet, historinë, kulturën dhe trashëgiminë – ndryshe nga ata në Greqi.

Marrëveshja e Prespës hapi rrugën për integrimin e vendit në institucionet euro-atlantike, por edhe ngriti nivelin e marrëdhënieve dypalëshe Shkup – Athinë.

Maqedonia e Veriut u bë anëtare e 30-të e NATO-s dhe tashmë me Greqinë janë aleatë në Aleancën Veriatlantike, kurse pikërisht avionët grekë janë përgjegjës për mbikqyrjen e hapësirës ajrore të RMV-së.

Gjatë katër viteve të kaluara marrëdhëniet midis dy vendeve janë përmirësuar dukshëm, pa marrë parasysh ndryshimin e Qeverisë në Greqi dhe ndryshimet në Qeverinë e RMV-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share