close
BotaEkonomi

Kazakistani ndalon eksportet e sheqerit të kallamit dhe sheqerit të bardhë

thumbs_b_c_f8568546ab47ea126bfbb48687951ff4

Në një deklaratë nga Ministria e Bujqësisë e Kazakistanit thuhet se “ndalohet nxjerrja e sheqerit të bardhë dhe sheqerit të kallamit jashtë kufijve të Kazakistanit për gjashtë muaj”

Kazakistani ka ndaluar eksportin e sheqerit të kallamit dhe sheqerit të bardhë nga vendi për gjashtë muaj.

Në një deklaratë nga Ministria e Bujqësisë e Kazakistanit thuhet se “ndalohet nxjerrja e sheqerit të bardhë dhe sheqerit të kallamit jashtë kufijve të Kazakistanit për gjashtë muaj”.

Dekreti i nënshkruar për ndalesën do të hyjë në fuqi nga 23 maji.

Ministri i Bujqësisë Yerbol Karashukeyev deklaroi se po planifikojnë të ulin importet e sheqerit në vend në 32 për qind, duke rritur kështu shkallën e plotësimit të nevojave për sheqer në tregun vendas me prodhimin vendas nga 7 për qind në 43 për qind./AA

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia