close
Top LajmeVendi

KE: ANTIKORRUPSIONI PROAKTIV NË PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT

antikorupcsika-696×437-360×226

IVANOVSKA: INSTITUCIONET ME MUAJ NUK U PËRGJIGJEN KËRKESAVE TONA

Komisioni për luftë kundër korrupsionit kërkon që edhe institucionet tjera, posaçërisht sistemi gjyqësor, të punojnë në mënyrë efikase, që t’i ndërpritet rruga korrupsionit të përhapur, për të cilën arsye vendi vazhdimisht kritikohet si brenda, ashtu edhe jashtë tij. Për disa lëndë anëtarët e Antikorrupsionit thonë se presin përgjigje dy vite, për disa gjashtë ose më shumë muaj, ndërsa kritikat më së shpeshti shkojnë në adresë të tyre. Raporti i Komisionit Evropian, i publikuar javën e kaluar, e lavdëron punën e Antikorrupsionit, por thekson se rekomandimet e tij duhet të zbatohen sistematikisht.

Dy vite në Komisionin për parandalim të korupsionit pritet përgjigje nga Prokuroria Publike për lëndën rreth furnizimit të materialit të shtypur në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, për muaj me rradhë pritet përgjigje për Planin Detaj Urbanistik te Holiday Inn, ndërsa e shurdhër ka mbetur edhe Gjykata Kushtetuese rreth zgjedhjes së kompanisë “Behtel” për ndërtimin e rrugëve. Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska thotë se pa angazhim të gjithë rrjetit të institucioneve, nuk do të arrihen rezultatet e kërkuara.

BILJANA IVANOVSKA, KSHPK

“Për furnizimet publike në KSHZ lënda është dhënë në vitin 2019, ende nuk ka zgjidhje, për Planin Detaj Urbanistik është dhënë para gjashtë muajve, ende nuk ka zgjidhje. Nga ana tjetër konsiderojmë se vlerësimin nga Gjykata Kushtetuese deri tani është dashur ta kemi, gjatë kësaj vere e kemi dhënë lëndën për vlerësim të kushtetuetshmërisë së ligjit me kompaninë “Behtel”. Presim përgjigje edhe në lidhje me iniciativat për shkarkimin e personave përgjegjës, për ndryshimin e ligjit për kufizim të të drejtave diskrecionale të personave përgjegjës dhe sigurimin e mundësive për punësim fer.”

Ivanovska është e kënaqur që për të dytin vit me rradhë ka vlerësime pozitive për punën  e Antikorrupsionit në raportin e Komisionit Evropian, krahas faktit që në vend, shumica e diskreditojnë, por shton se edhe vlerësuesit evropianë theksojnë se rekomandimet e Antikorrupsionit duhet të zbatohen.

KE, RAPORTI PËR MAQEDONINË E VERIUT, 2021

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit vazhdon të punojë në raste për nepotizëm, kronizëm dhe ndikim politik gjatë punësimit në sektorin publik dhe emërimin e anëtarëve të bordeve mbikëqyrëse dhe udhëheqëse. Gjetjet dhe rekomandimet e tij duhet të ndiqen në mënyrë sistematike nga institucionet kompetente.

Në fushën “lufta kundër korrupsionit” raporti vlerëson se Maqedonia e Veriut është e përgatitur mesatarisht për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe se ka përparim të caktuar në hetimet, ndjekjen dhe gjykimin e disa rasteve për korrupsion, por edhe se përpjekjet duhet të vazhdojnë me mbështetje më të madhe për organet relevante, me zbatimin e Strategjisë Kombëtare dhe me udhëzime të qarta për institucionet shtetërore./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia