close
Bota

KE-ja: Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia do kalojnë përmes të njejtës rrugë si Ballkani Perëndimor

ke

Komisioni Europian ka propozuar statusin e kandidatit për Ukrainën, Moldavinê dhe Gjeorgjinë. Kanë qenë presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen dhe komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi që kanë anonçuar lajmin në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Komisioni Europian e jep këtë rekomandim në dritën e vlerësimit të kriteret politike, ekonomike dhe aftësisë së tre vendeve për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit në Bashkimit Europian (EU acquis-arritjet e deritanishme të BE-së). Këto kritere janë miratuar nga Këshilli Evropian dhe janë të njëjta kritere që aplikohen edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Presidentja e Komisionit Europian është shprehur se të tre vendet e metirojnë perspektivën europiane dhe statusin e vendit kandidat:

“Sot, ne po u dërgojmë atyre një sinjal të qartë mbështetjeje në aspiratat e tyre, edhe pse përballen me rrethana sfiduese. Dhe ne e bëjmë këtë duke qëndruar të patundur në vlerat dhe standardet tona evropiane, duke përcaktuar rrugën që ata duhet të ndjekin për t’u bashkuar me BE-në. Opinionet e Komisionit shënojnë një pikë kthese në marrëdhëniet tona. Në të vërtetë, kjo është një ditë historike për popullin e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Ne po konfirmojmë se ato i përkasin, në kohën e duhur, në Bashkimin Evropian. Hapat e ardhshëm janë tani në duart e shteteve tona anëtare,” ka deklaruar Ursula Von Der Leyen, Presidente e Ke-së.

Eshtë e qartë që nuk ka përshpejtim të procesit të integrimit europian për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Ato do të kalojnë përmes të njëjtit proces dhe standarte si vendet e Ballkanit Perëndimor përmes strategjisë së rishikuar të zgjerimit të kësaj organizate. Si rrjedhim, edhe vendimi për t’ju akorduar këtyre tre shteteve statusin e vendit kandidat është në dorën e 27 shteteve anëtare, që duhet të vendosin me unanimitet. Ndërkohë, shkalla tjetër, ajo e hapjes së negociatave të anëtarësimit në Baashkimin Europian, që presin aktualisht edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të vijë vetëm pasi vendimit unanim të 27 vendeve të BE-së për  statusin e vendit kandidat.

“Ne themi po, të tre vendet meritojnë perspektivên europiane dhe statusin e vendit kandidat, por përcaktojmë dhe kriteret ku vendet duhet të avancojnë. Bëhet fjalër për një proces dinamik që varet nga vetë tre vendet për të treguar vullnetin e tyre për të ecur përpara dhe mos të bërë hapa pas në procesin e integrimit europian., Nga eksperienca e deritanishme kemi parë vende kandidate që kanë shënuar stagnjacion, ose kanë regjistruar hapa pas. Pra, është vërtetë në dorën e tre vendeve për avancimin në integrimin europian” ka deklaruar Ursula Von Der Leyen, Presidente e Ke-së.

“Ne kemi punuar shpejt dhe me efikasitet për të qenë në gjendje të paraqesim opinionet tona në kohë rekord. Ne presim që vendet anëtare të marrin vendime përpara në ditët në vijim, por vendet tona partnere duhet të fillojnë tashmë të punojnë për të përmbushur në anën e tyre reformat kryesore të përshkruara në rekomandimin tonë. Kjo është thelbësore në mënyrë që Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia të ecin përpara në rrugën e tyre drejt BE-së. Sot, ne rekomandojmë statusin e vendit kandidat për këto vende. Por hapja e negociatave të anëtarêsimit është shkalla tjetër që vjen pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Ne nuk flasim për këtë shkallë të dytê sot”, ka dekalruar Komisioneri për ZgjerimOliver Varhelyi

Rekomandimi i Komisionit Europian ka marrë gjithashtu parasysh përpjekjet e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë në zbatimin e detyrimeve të tyre sipas marrëveshjeve të ssociimit (AA), duke përfshirë zonën të tregtisë së lirë të thellë dhe gjithëpërfshirëse (DCFTA), të cilat mbulojnë pjesë të rëndësishme të arritjes së deritanishme të Bashkimit Europian (acquis communautaire)/Erisa Zykaj-tv Klan Bruksel.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia