close
Rajoni

KE: KOSOVA PO DHUNON PARIMET E CEFTËS

komisioni

Kocijançiq: Presim që Kosova të përmbush detyrimet


Masat e anoncuara nga qeveria e Kosovës pêr rritjen me 10 % të takasave për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja-Hercegovina janë dhunim i marrëveshjes së tregtisë së lirë për Europën Qëndrore, CEFTA. Ky është qëndrim i  Komisioni Europian, i cili i kërkon qeverisë së Kosovës të tërhiqet nga ky hap i papritur, siç e ka artikuluar në konferencën e mesidtës së ekzekutivit europian, Maja Koçijançiq.

‘Ne presim sqarime urgjente nga qeveria e Kosovës në përgjigjje të anonçimit tê papritur për rritje me 10% të taksave për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja-Hercegovina. Këto masa janë dhunim i qartë i detyrimeve që Kosova ka në kuadrin e CEFTË-s, presidencën e të cilës mban aktualisht. Ne presim që Kosova të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e CEFTË-s dhe i kërkojmë autoriteteve të Kosovës të tërhiqen nga ky hap. Ne besojmë, që ky vendim cënon bashkëpunimin rajonal, përfshirë këtu edhe zonën ekonomike rajonale dhe nuk është në përputhje me parimet që përmban marrëveshja e asocim-stabilizimit midis BE-së dhe Kosovês”-shprehet Maja Kocijançiq, zëdhënëse e KE-së

Por pyetja nëse patur reagime të tilla nga Komisioni Europian kur hapa të ngjashëm janë anonçuar nga Serbia apo vende të tjera të rajonit, nuk ka gjetur përgjigjjje. Komisioni Europian ka lënë në pikëpyetje trajtimin e njëjtë të vendeve që kanë nënshkruar marrëveshje të CEFTË-s.  /Erisa Zykaj, Bruksel/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia