DHUROHEN PAJISJE MJEKËSORE
Bashkimi Europian po dërgon maska dhe veshje mbrojtëse të gradës mjekësore FFP2 në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut nga rezerva e përbashkët evropiane e pajisjeve mjekësore (rescEU). Kjo rezervë êshtë krijuar për të ndihmuar vendet që përballen me mungesa në kontekstin e shpërthimit të koronavirusit. Më konkretisht, Bashkimi Europian ka dërguar më shumë se 130,000 maska mbrojtëse shtesë në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut përveç dërgesave të mëparshme, të cilat përllogariten në nivelin e 520,000 maskave të dorëzuara tashmë nga rezerva rescEU, si dhe ndihma në natyrë e dhënë vendeve në nevojë përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së.
Për Komisionin Europian, pajisjet mbrojtëse personale mbeten thelbësore vazhdojmë të luftojmë kundër koronavirusit. “Rezerva e rescEU dhe mekanizmi i mbrojtjes civile të BE-së vazhdojnë të provojnë vlerën e tyre të shtuar në dhënien e ndihmës për ata që janë në nevojë. Disa shtetet anëtare kanë kontribuar në ndihmën për Maqedoninë e Veriut dhe vendeve të tjera tê Ballkanit. Sllovakia ka ofruar gjithashtu FFP2, FFP3 dhe maska kirurgjikale, si dhe pako higjienike, batanije, çadra dhe gjeneratorë në Maqedoninë e Veriut përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së. Komisioneri për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, ka falënderuar Gjermaninë për pritjen dhe transportimin e kësaj pakete të pajisjeve të shpëtimit të Bashkimit Europian, si dhe Sllovakinë për bujarinë e saj ndaj Ballkanit Perëndimor.
Rezerva e rescEU pritet nga Danimarka, Gjermania, Greqia, Hungaria, Rumania dhe Suedia të cilët janë përgjegjës për prokurimin e materialit, ndërsa Komisioni mbulon 100% të kostove dhe koordinon shpërndarjen. /Erisa Zykaj – Bruksel/