Këlyshi i ariut e tepron me mjaltin halucinogjen dhe bie në ‘mendime’

Halucinogjenët kanë potencialin për të zgjeruar mendjen, të hapin dimensione të reja dhe të zbulojnë sekrete të reja mbi anët e panjohura ose të të bëjnë lëmsh.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Një këlyshi ariu në Turqi iu desh ta mësonte me të keq se ndriçimi shpirtëror mund të mos gjendet aspak te substancat e tilla. Arushi kishte ngrënë një lloj mjalti që i bën kafshët të sillen çuditshëm.

Duket se ariu ka ngrënë ‘deli bal’ ose ‘mjaltin e çmendurisë’ siç njihet në Turqi. Substanca e prodhuar nga një lule e njohur si romboide, e la arushin duke u kalamendur derisa e gjeti një skuadër shpëtimi.

Në kamionçinë, ariu mundi të ulej dhe në video duket sikur i ka hyrë mendimeve të thella mbi universin. Ose ndoshta ka pyetur veten se si përfundoi në një mjet lëvizës dhe po shpresonte që çdo gjë t’i kthehej normalitetit.

Këlyshi u dërgua te veterinerët të cilët e kontrolluan dhe thanë se sapo t’i kalojë kjo gjendje do të kthehet në natyrë, ndoshta me ndonjë perspektivë të re mbi jetën, kohën apo kushedi çfarë tjetër./tvklan.al

https://twitter.com/TCTarim/status/1557658416599932928

Lexo gjithashtu
Total
0
Share