close
smiljana-zaharieva

Smiljana Zaharieva me zërin më të fuqishëm në botë


Këngëtarja bullgare, Smiljana Zaharieva, është radhitur edhe zyrtarisht në Librin e Ginisit të rekordeve për shkak të zërit të saj. Në fakt ajo ka marrë këtë epitet për shkak se ka kënduar tonin më të lartë të mezosopranes.

Këto tone të larta të Smiljana Zaharievës e kanë futur në majen e rekordeve të Ginesit, libër ky në të cilin deri tani, në fushën e këndimit, nuk ishte vënë ndonjë rekord. Këngëtarja 48 vjeçare i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se edhe vet ishte habitur kur në monitor kishte parë shkallën e lartësisë së tonit prej 113.8 decibelësh.

Kjo forcë i përgjigjet përafërsisht zhurmës që mund ta dëgjoni në ndonjë koncert të rrokut ose të orkestrës simfonike, apo e njëjta mund të krahasohet me sirenën e alarmit të automjeteve të ndihmës së parë. Zaharieva që është nga Plovdivi i kishte plotësuar të gjitha rregullat e parashikuara me Librin e Ginesit: ka kënduar në studio – pa muzikë në sfond, ndërsa instrumenti për matjen e intensitetit të zërit ka qenë i vendosur dy metra e gjysmë larg saj. Është dashur të mbajë të njëjtin tionalitet të paktën pesë sekonda.

Këngëtarja bullgare ka vijuar shkollën kombëtare të artit popullor, ndërsa ka diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Polvdiv. Pas këtij rekordi  të këngëtares me zërin më të fuqishëm në botë, thotë se ka marrë shumë oferta për të bashkëpunuar, ndërsa personalisht është e interesuar për të bashkëpunuar me Madonën e njohur. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia