close
Bota

KENIA: OBAMA NË VENDLINDJEN E TË ATIT

no thumb

Presidenti amerikan, Barak Obama, mbërriti në Kenia, vendlindjen e babait të tij, në një vizitë që cilësohet historike për vendin afrikan, që e konsideron si djalin e tij.

Menjëherë pas një takimi të shkurtër me Presidentin e vendit, Uhuru Kenjata në Nairobi, Obama zgjodhi të kalonte natën e parë në tokën e paraardhësve të tij, duke darkuar me familjarët.

Përveç gjyshes, Sarah, që në fakt është njerka që ka rritur babain e tij, u takua edhe me të motrën, Auma Obama, si dhe familjarët e tjerë, në restorantin e hotelit ku edhe do të qendrojë përgjatë ditëve që do të kalojë në Kenia.

Origjinia keniane e Obamës ka tërhequr edhe më tepër vëmendjen në këtë udhëtim të tij në Afrikë, që pritet të fokusohet më së shumti në çështjet ekonomike dhe ato të kundër terrorizmit.

Kenia është një aleat i vyer i perëndimit në luftën kundër grupimit ekstremist somalez, Al Shabab. /Agjencitë e lajmeve/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia