close
Top LajmeVendi

KËRCËNIMET E VMRO DPMNE-së NUK I BËJNË PËRSHTYPJE SPASOVSKIT

“Nuk ka kompromis me ata që e shkelin kushtetutën dhe ligjet”


Unë tanimë kam ndërmarrë një hap, e ai është propozimi për shkarkimin e ministres që është dërguar deri te Kuvendi.-tha Kryeministri Oliver Spasovski.

Menjëherë pasi Kryeministri Oliver Spasovski e njoftoi opinionin se do të kërkojë shkarkimin e ministres Rashella Mizrahi, kreu i VMRO DPMNE-së tha se nuk sheh arsye më që deputetët e tij të marrin pjesë në punën e Kuvendit.

“Bëj thirrje deri tek zoti Spasovski që të përmbahet nga manovrat politike dhe mos të bëhet shërbëtor i politikave të LSDM-së, ta shohë interesin shtetëror dhe kombëtar dhe mos ta shtyjë shtetin me vetëdije në krizë të thellë politike.” –shprehet Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Por ky “kërcënim” nga ana e kreut të opozitës, nuk e bëri që ai të ndryshojë mendje.

“Që eventualisht të evitohet kriza politike a mendoni për tërheqjen e kërkesës për shkarkim të Mizrahit? Nuk ka asgjë më të rëndësishme në një shtet se sa respektimi i Kushtetutës dhe ligjit. Unë edhe mbrëmë thashë se mund të bëj kompromise dhe të bisedoj për tema politike, mund edhe të kërkojmë zgjidhje për këto tema, por të bëj kompromise me respektimin e Kushtetutës dhe ligjit, e posaçërisht me një ministër i cili ka dhënë betim para Kuvendit se do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet… Kjo nuk do të ndodhë!” –deklaroi Kryeministri Oliver Spasovski.

Pas mbledhjes së kryesisë, VMRO DPMNE e uli topin dhe kumtoi se nuk do të marrë hapa radikale, si paralajmërim për mundësinë e një bojkoti të punës së Kuvendit. Sipas rregullores së Kuvendit, propozimin për shkarkimi apo emërim të ndonjë anëtari të qeverisë, Kryetari i Kuvendit duhet ta vendosë në rend të ditës në seancën e radhës. Mizrahi refuzoi ta ndryshon tabelën në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, dhe të vendosë tjetër me emrin e ri të shtetit.
Ajo tha se është e gatshme të paguajë dënim, vetëm mos të vendosë tabelë dygjuhësore dhe me emrin e ri të shtetit. /Furkan Saliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia