close
Vendi

KËRÇOVË: AUTOSTRADA – PROTESTOJNË BANORËT E DROGOMISHTIT

545F94C4-1F26-4C6C-B065-0AFF412AE59A

“TË NDRYSHOHET PROJEKTI I AUTOSTRADËS”


Banorët e fshatit Drogomisht të Kërcovës kundërshtojnë që tokat e tyre të shfrytëzohen për ndërtimin e autostradës. Në këtë vendbanim kanë qëndruar edhe zyrtarë të Rrugëve të RMV-së dhe Kryetari I Komunës së Kërcovës.

Sipas projektit të financuar nga Banka Evropiane për Ripërtrirje dhe Zhvillim, autostrada Kërçovë Gostivar, përmes një ure do të kalojë mbi varrezat e fshatit Drogomisht I Madh dhe do të ndajë në dysh fshatin Drogomisht I Vogël. Banorët vendor kanë kundërshtuar këtë projekt dhe kanë themeluar Këshillin Iniciativ.

“Jemi kundër kësaj alternative që e ndan fshatin në dy pjesë. Kemi reaguar edhe te Kryetari I Komunës dhe së bashku me të kemi takuar edhe Drejtorin e atëhershëm Kitanov duke ia bërë me dije se jemi kundër këtij projekti”

“Pasi ka mundësi tjetër, që autostrada të shkojë 200 metra më poshtë, përse të zhvendosen varrezat”

“Unë jam blegtor, banor I këtij fshati, autostrada duhet të jetë më poshtë që mos I pengojë popullatës sepse e përçanë edhe fshatin”

Gjithashtu këta banorë kanë inicuar edhe një peticion që sic thonë ka gjetur mbështetje në këtë vendbanim dhe në diasporë.

“Projektanti u ka bërë tri opsione, kurse ata e kanë zgjedhur opsionin e parë që na prish krejt fshatin, qetësinë e fshatit dhe do të ketë edhe pasoja tjera”

Drejtori I Fondit të Rrugëve të Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi, I cili ka inspektuar vendgjarjen me ekipin e tij dhe me Byronë Inspektuese, siguron se të merren parasysh të gjitha vërrejtjet e qytetarëve.

EJUP RUSTEMI – DREJTOR I FONDIT TË RRUGËVE TË RMV-së

“Ne do të japim maksimumim që të gjitha këto vërrejtjet të inkorporohen dhe të përmirësohen dhe të kemi edhe projektin kapital që është shumë I rëndësishëm por edhe njëkohësisht të plotësojmë mundësitë që të mos kemi vërrejtje nga ana e qytetarëve”

Kreu I Komunës së Kërcovës, Fatmir Dehari, thotë se ky problem daton qëmoti dhe se Kërkesat e banorëve të Drogomishtit me vite janë anashkaluar.

FATMIR DEHARI – KRYETAR I KOMUNËS SË KËRÇOVËS

“Nuk është një reagim apo protestë e qytetarëve që lind tani, është që në fillim të hartimit të këtij projekti, por fatkeqësisht kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër nga institucionet kompetente, në këtë rast nga ish-Drejtori I Agjencisë së Rrugëve”

Banorët e Drogomishtit kërkojnë që të ndryshohet projekti, sepse druajnë se me ndërtimin e një dige për autostradën mund të ndodhin përmbytje në këtë rajon, do të mbyllet rruga kryesore që con në Shkollën Fillore në Zajaz, por edhe dëme tjera në infrastrukturën e fshatit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia