close
Top LajmeVendi

KËRÇOVË: FATMIR DEHARI MBETET NË KRYE TË KOMUNËS

kerc

Kryetari aktual i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari nga BDI-ja edhe për katër vite të tjera do të jetë në krye të kësaj Komune.

Në garën e balotazhit Fatmir Dehari fitoi 12.935 vota apo 52.98% duke mposhtur kundërkandidatin nga VMRO-DPMNE-ja, Aleksandar Jovanovskin, I cili fitoi 10.828 vota apo 44.35%.

Sipas KSHZ-së, me 90.90% të rezultatave të përpunuara, jehona e zgjedhësve ka qenë 47,00% apo nga gjithsejt 50.746 votuesit e regjistruar, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 21.677 qytetarë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia